Ish ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka thënë se pas situatës në veri të vendit, reagimi i bashkësisë ndërkombëtare është përkëdhelës ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka një koordinim serbo-rus për destabilizim të Ballkanit.
“Ndërsa tolerimi i politikës serbe, më së paku ka karakter kulturor, po i ngjet sjelljes së perëndimit në fillim të viteve 90-ta me Millosheviqin”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Pecit:
“Koordinimi Serbo-Rus per destabilizimin e Ballkanit:
1. Dodiku dhe Rusia kunder emerimit dhe nuk e pranojne Perfaqesuesin e Larte ne Bosnje dhe Herzegovine, diplomatin gjerman Christian Schmidt.
2. Serbia dhe Rusia jane duke e destabilizuar Malin e Zi, dhe duke e shpjere kete vend buze perplasjes civile.
3. Serbia dhe Rusia me operativet e tyre jane duke e destabilizuar veriun e Kosoves, duke u perpjekur qe te provokojne edhe perplasje ne mes te protestiesve dhe policise ne njeren ane dhe duke djegur godina zyrtare e hedhur bomba ne anen tjeter.
Ndersa ne anen tjeter reagimi i bashkesise nderkombetare eshte perkdheles ndaj Vucicit.
Tolerimi i politikes se Botes Serbe, e cila me se paku ka karakter kulturor, po i ngjet sjelljes se perendimit ne fillim te vitit 1990 me Millosheviqin, e nese vazhdohet keshtu, kesaj politike do i del tymi se shpejti.
E kur del tymi, edhe zjarri nuk eshte larg” (sic.), ka shkruar Peci./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit