Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, ka thënë se është e paqartë ajo që do të flitet në takimin e Uashingtonit më 4 shtator, por që kjo nuk është shkak për brengosje pasi që ato po i udhëheq SHBA’ja.
“SHBA’ja është partneri ynë kryesor. Është shumë e rëndësishme që partneri ynë kryesor po udhëheq bisedimet”, tha ai në emisionin Pressing në T7.
“Dihet që në këto bisedime do të flitet për ekonominë. Kjo është një temë shumë e rëndësishme. Por të shohim se ku do të na dërgojnë këto”, shtoi ai.
Takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë do të mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...