Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviq.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur indinjatën e thellë me aktin e vrasjes së Ivanoviqit duke thënë që ishte ndër të paktit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiqi në Kosovë,transmeton lajmi.net.
“Oliveri është i vdekur, njëri nga të vetmit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiq përmes Listës Serbe në Kosovë”, shkruan Bosch.
Duke komentuar reagimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ish-ambasadori Holandez në Kosovë tha që këto janë reagime fallco, pasi që sipas tij, Vuçiq po derdh lot krokodili për vrasjen e Ivanoviqit.
“Ju lutem mos derdhni lot krokodili Zotëri Vuçiq, duhet të pajtoheni me faktin se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës”, shtoi Bosch.
Ai shkruan se shpreson thellë që FBI të ndihmojë në zbardhjen e rastit, andaj thotë se është i gëzuar që organet e rendit po instalojnë ligjin në veri të Kosovës.
Ky është shkrimi i plotë i Bosch në Facebook
Oliveri është i vdekur, njëri nga të vetmit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiq përmes Listës Serbe në Kosovë.
Ju lutem, Zotëri Vuçiq, mos derdhni lot krokodili, duhet të pajtoheni me faktin se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës.
SHBA-të paralajmërua për trazira dhe incidente gjatë javës së kaluar. Shpresojë thellë që FBI të ndihmojë në zbardhjen e rastit.
Oliver Ivanoviq, politikani serb nga Kosova i dyshuar për krime lufte të kryera kundër civilëve shqiptar, së fundi kundërshtar i Qeverisë Serbe, të udhëhequr nga Vuçiq, u vra të martën mbrëma.
Ivanoviq, që konsiderohet si njëri ndër politikanët më të përkrahur dhe më të votuar që nga paslufta në Kosovë, u qëllua për vdekje nga atentatorë të paidentifikuar deri më tani afër zyrës së tij në Mitrovicën Veriore.
Vrasja e Ivanoviq ka thelluar krizën në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni serb ka anuluar vazhdimin e dialogut, që pritej të vazhdonte të martën pas një viti pauzë. Në anën tjetër autoritetet në Kosovë kanë premtuar që do të hedhin dritë mbi këtë vrasje dhe të gjejnë e autorëve të këtij krimi. /Lajmi.net/
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit