Google ADS

Ish-ambasadori holandez pesëshes që s’e njeh Kosovën: Do ta shihni shpejt që po përdoreni nga Rusia

13:47 | 17 Shkurt 2022
A. B.

Në urimin që e ka bërë për Kosovën, ish-ambasadori Robert Bosch, tha diçka edhe për pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat refuzojnë ta njohin shtetësinë e Kosovës.

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ia ka uruar Kosovës ditën e Pavarësisë, e më këtë rast u është drejtuar pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk e njeh Kosovën.

Bosch shpreson që Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja të shohin se, sic thotë ai, përdoren nga Rusia.

“Urime Dita e Pavarësisë për Kosovën. Shpresoj që Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania do ta shohin së shpejti se po përdoren nga rusët”, ka shkruar ish-diplomati në Facebook.

Ish-ambasadori Bosch përcjell vazhdimisht ngjarjet në Kosovë. Edhe pasi kanë kaluar disa vjet rej përfundimit të misionit të tij, ai shkruan shpesh për situatën aktuale në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme