Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, dorëheqjet e përfaqësuesve serbë nga komunat lokale në veri të Kosovës, nga gjyqësori, policia si dhe nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës i ka quajtur veprim të stimuluar nga Beogradi.
Ai, në një postim në faqen e tij në Facebook, ka thënë se ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka që është arritur për më shumë se 10 vjet, në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka të arritur gjatë më shumë se 10 viteve të fundit, lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Më këtë regjimi i Vuçiqit tregon fytyrën e vërtetë: se nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim. Ku shkojmë…”, ka shkruar ish-ambasadori, Robert Bosch.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë