Isa Mustufa nesër mbledh kryesinë, diskuton emrin për kandidat për kryeministër

14:07 | 25 Dhjetor 2020
M. A.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledh nesër kryesinë për të vendosur kandidatin që do të përfaqësoj këtë parti në zgjedhje.

Burime të portalit arbresh.info brenda LDK-së kanë thënë se  mbledhja do të filloj në orën 10:00

Deri tani dy emra që janë përfolur janë Lufti Haziri dhe Kujtim Shala, të dy janë nënkryetar të partisë.

Në këtë mbledhje do te diskutohet edhe lista për kandidatë të deputetëve brenda LDK-së.

Kujtojmë se deri me tani vetëm PDK e ka zyrtarizuar emrin e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme