Isa Mustafa uron presidentin e ri të CDU-së, Laschet

13:22 | 20 Janar 2021
Arbresh.info

Me rastin e zgjedhjes së presidentit të ri të CDU-së, Laschet, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon telegram urimi.

Mustafa në këtë letër i ka sigurua për miqësinë dhe bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në interes të partive tona dhe prosperitetet për popullin tonë, shkruan Arbresh.info.

Kjo është letra e plotë: 

“I nderuar z. Laschet,

Lidhja Demokratike e Kosovës, paraqet komplimentet e saja për të gjitha parimet e Unionit Demokristian (CDU) dhe ju dërgon urimiet e përzemërta për zgjedhjen tuaj si president i CDU-së. Unë ju dërgoj të gjitha urimet më të mira për ushtrimin e mandatit tuaj të ri dhe jam i lumtur t’ju informoj se partia jonë dhe populli i Kosovës me shumë kënaqësi e kanë pritur këtë lajm.

Deri sa ju filloni me përgjegjësitë tuaja të reja, dëshiroj t’ju siguroj ju dhe CDU-në për miqësinë dhe bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në interes të partive tona dhe prosperitetet për popullin tonë.

LDK tashmë po punon ngushtë me CDU-në në kuadër të Partive Popullore Evropiane, bashkëpunim i cili uroj të vazhdoj edhe gjatë mandatit tuaj.

I dashur z. Laschet, më lejoni të marr lirinë që të shpreh mirënjohjen tonë për Kancelaren Merkel për mbështetjen e saj të vazhdueshme për vendin dhe partinë tonë.

LDK-ja dhe populli i Kosovës i janë përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të palëkundur për Kosovën, për pavarësinë dhe vendin tonë në Bashkimin Evropian.

Shkëlqesia juaj, pres të takohem me ju gjatë samiteve tona të radhës të EPP-së dhe të shfrytëzoj këtë mundësi të ripërsërisë vlerësimin tonë të lartë ndaj partisë demokristiane.

Gjeni të bashkangjitur letrën origjinale dërguar CDU-së.

Të ngjashme