Isa Mustafa u kthehet aktiviteteve partiake

18:41 | 24 Maj 2018
M. A.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas rikthimit nga Gjermania, ku ishte i shtrirë në Spital, është rikthyer në Prishtinë para disa javësh.

Mirëpo, pas shumë kohësh, Mustafa i është rikthyer aktivitetet politike.

Indeksonline mëson se ish-kryeministri ka qenë i pranishëm në mbledhjen e pasdites së kryesisë së LDK-së.

Burime tona tregojnë se shefi i partisë më të madhe opozitare ka udhëhequr takimin me figurat kryesore të subjektit të cilin e udhëheq ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme