Isa Mustafa tregon si u vendos që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre

20:49 | 2 Shtator 2019
M. A.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar se si është vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre nga radhët e këtij subjekti.

Ai ka thënë ishin dy kandidatë, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri, për këtë pozitë. Por Mustafa thotë se pas bisedave të përbashkëta ka pasur unitet që të kandidohet Vjosa Osmani. Ndërkohë ai ka thënë se anëtarët e tjerë nuk kanë pasur ambicie për këtë pozitë.

“Jemi ulur bashkarisht me Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin dhe disa tjerë anëtarë tjerë. Jemi pajtuar që kësaj here të jetë Vjosa Osmani. Ajo ka qenë shumë aktive edhe si deputete, edhe në LDK. Ne e vlerësuam, diskutuam të gjitha anët e këtij ambienti ku po futemi në zgjedhje. Vetë ai ka propozuar, askush nuk i ka thënë. Mënyra e të bindurit pastaj në LDK lë pasoja. Luta ka përvojë të gjatë”, ka thënë Mustafa.

Tutje Mustafa ka shtuar se Haziri mbështet fuqishëm kandidaturën e Osmanit për zgjedhje.

“Unë mendoj se kjo nuk i pengon fare sepse kjo po dëshmohet. Janë futur shkëlqyeshëm në aktivitete. Në asnjë rast, askush nuk i është përzier z. Hazirit. Nuk është vetëm Vjosa dhe Lutfiu, por janë edhe një ekip, njerëz te përgatitur që mbulojnë fusha me kompetencë siç është Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe kjo na dallon prej tjerëve sepse ne kemi një ekip dhe jo vetëm një njeri”, ka thënë kryetari i LDK’së në një emision në KTV.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme