Që nga takimi me ambasadorët e QUINT’it dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, nuk kanë shkruar për të diskutuar për koalicionin lideri i LV-së dhe LDK-së.
Kështu ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Afati që i ka mbetur Lëvizjes Vetëvendosje për të gjetur numrat për krijim të qeverisë së re po shkon drejt fundit. Pavarësisht kësaj, LV-ja ende nuk ka arritur që të dakordohet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicionin.
As njëra palë e as tjetra nuk po heq dorë nga kushtet që kanë vënë në tavolinë të diskutimit. Madje, që nga e hëna kur në Kuvend të Kosovës, dy partive iu bashkuan në takim edhe ambasadorët e QUINT’it e shefja e zyrës së BE-së në Prishtinë, Isa Mustafa dhe Albin Kurti nuk janë shkruar mes vete.
Kështu ka deklaruar për T7, lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
“Prej takimit të fundit jo, por jemi të gatshëm të komunikojmë”, është përgjigjur Mustafa, i pyetur se a ka mbetur hapësirë për diskutim me Vetëvendosjen.
Shefi i Lidhjes Demokratike madje thotë se partia me të cilën ai udhëheq ka dalë e qartë nga takimi i fundit me Vetëvendosjen. Ai ka bërë thirrje që LV-ja të mendoj me arsye për kushtet e dhëna, që sipas Mustafës sigurojnë një qeveri të mirë dhe të sigurt.
“Mendoj që kemi dalë të qartë nga takimi, unë shpresoj që Vetëvendosje do të ketë arsye mbi kushtet që i kemi dhënë, që totalisht nuk janë kushte të njëanshme por sigurojnë një qeverisje të mirë edhe të sigurtë për të ardhmen, që ta shfrytëzojmë mandatin, ta bëjmë qeverinë edhe të bashkë qeverisim”, thotë ai.
Mustafa po deklaron se ka hapsirë që të krijohet qeveria e re, mirëpo, ai e di se as njëra palë e as tjetra nuk do të ndërrojnë qëndrimet që i kanë dhënë. Ai e ka konsideruar si kompromis faktin që në ofertën e tyre të fundit, posti i kryeparlamentarit iu kthehet LV-së, nëse LDK-ja merr presidentin.
“Nuk jemi asnjëra palë që ndërrojmë mendje, ka hapësirë që të bëhet qeveria, sepse ajo që kemi kërkuar nuk kemi kërkuar si kusht që të heqim dorë, sepse nuk e kemi konsideruar si tepër atë, por, kemi konsideruar se kemi bërë kompromise sepse kemi hjekur dorë që ajo të mos jetë katër vite por të jetë dy vite”, deklaroi Mustafa.
Kurtit dhe Mustafës për t’u marrë vesh ju kanë mbetur më pak se një javë në dispozicion. Gjatë ditës së sotme, të dy këta përveç se u panë në Kuvend në takimin me përfaqësuesin e BE-së, Josep Borell nuk kanë paralajmëruar takim për koalicionin.
Derisa Kurti thotë se nuk do t’i ndalë përpjekjet për formim të qeverisë, i ka mbetur vetëm deri më datë 4 shkurt që të merret vesh ose të prodhojë skenar të ri në vend.
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki