Isa Mustafa thotë se nuk sheh mundësi për qeveri gjithëpërfshirëse

12:07 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa thotë se është obligim moral, politik e njerëzor që Lëvizja Vetëvendosje të dal dhe të sqarojë të gjitha sulmet, kërcënimet, dosjet e dërguara në prokurori dhe shumë çështje tjera të bëra ndaj tij.

Megjithatë, në një intervistë për KosovaPress, kreu i LDK-së, thekson se nuk dëshiron ta lidhë fatin e shtetit dhe funksionimit të institucioneve të vendit me rastet individuale, prandaj ka autorizuar përfaqësuesit e LDK-së që të flasin me ata të Vetëvendosjes për të shikuar mundësinë e një bashkëpunimi nëse arrihet të harmonizohen programet për shumë çështje të rëndësishme.

Kreministri Mustafa kërkon nga PDK-ja dhe partnerët e saj të koaliconit që të procesojnë me kryetarin e Kuvendit dhe t’i hapin rrugë themelimit të qeverisë, e të mos e zvarrisë këtë proces.

“Po tash unë nuk kisha dashur që fati i shtetit ose funksionimi i qeverisjes së vendit të ndërlidhet me rastet individuale, as me rastin tim. Është çështje edhe e obligimit politik dhe obligimet njerëzore dhe morale të Vetëvendosjes që ata t’i sqarojnë këto çështje, sepse në qoftë se sulmohet shtëpia e një kryeministri, në qoftë se sulmohet familja e kryeministrit, në qoftë se një kryeministër shpallët tradhtarë, ose në qoftë se ndaj një kryeminisri ipen 70 dosje dhe pastaj gjithë ato në një moment harrohen dhe thua se jo, jo, unë me ty po dua të lidhi koalicionin sepse me ju mund të qeverisi, atëherë këtu diçka nuk është në rregull, ose nuk e kanë pasur mirë atëherë, ose nuk e kanë mirë tani, do të thotë këtu një defekt është në politikat tona”, tha Mustafa.

Mirëpo, Mustafa sqaron se nuk kishte kërkuar asnjëherë nga Vetëvendosje që t’i tërheq dosjet nga prokuroria, porse të dal dhe të deklaroi se ato i ka bërë vetëm për efekte politike, pasi prokuroria ka dhënë fjalën e saj dhe nuk ka gjetur asgjë në to që e inkriminojnë atë.

“Që të mos keqkuptohet unë asnjëherë nuk kam kërkuar nga VV që t’i tërheq dosjet sepse ato janë dërguar para 4 viteve, dosjet janë trajtuar në prokurori dhe prokuroria ka dhënë vlerësimin e tyre për dosjet, sepse unë po të doja kisha kërkuar më herët, por është çështje e drejtësisë. Mirëpo meqë është dal që ato dosje kanë qenë të pabaza sa më përket mua, bile iu takon që ta dalin dhe të thonë se kemi bërë për efekte politike, që katër vjet e kemi mbajur kryeministrin peng, ia kemi nxirë fytyrën para komunbitetit ndërkombëtarë me dosje të rrejshme dhe akuza të rrejshme sepse nuk është vetëm çështje e imja ajo, është çështje që e bie një kyeministër të vendit që ai kur të ulet me partnerë ndërkombëtarë të mendojnë se ai është një kryeministër që peshon me 70 dosje e sot kërkush nuk e pranon që ato 70 dosje kanë qenë të pavërteta ndaj meje por unë nuk jam kundër asaj që ata i kanë dër guar, sepse kanë menduar se mund ta sqarojnë një proces, por që nuk ka qenë i lidhur me mua”, u shpreh kreu i LDK-së.

Megjithatë, kreu i LDK-së, thotë se ai nuk dëshiron që rasti i tij si kryeministër i sulmeve të bëhen tani shkas i mosfunksionimit të shtetit.

Sipas tij, për të bashkëpunuar me VV-në, ajo duhet të tregojë për orientimin e saj dhe për shumë çështje me rëndësi, si është zhvillimi ekonomik, dialogu, ushtria, liberalizimi që lidhet me demarkacionin dhe çështje tjera.

“Në qoftë se LDK-ja, jo Isa Mustafa, gjenë arsye politike që të qeverisë me VV-në do të bashkëqeveriset, mirëpo duhet të shihet cilat janë orientimet e VV-së sa i përket zhvillimit ekonomik, çfarë ne mund të bëjmë dhe proramet qeverisëse, çfarë VV ofron zgjidhjen e problemeve të mëdha, atyre kyqe që kemi, liberaliimin e vizave që ndërlidhet me demarkacionin, dialogun me Serbinë që nuk mund të kaloj sepse është kusht edhe i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, themelimi i ushtrisë së Kosovës që ka mbet një prej proceseve dhe marrëveshjeve që ne kemi nënshkruar si shtet me Serbinë në Bruksel dhe çfarë do të jetë fati i tyre. Do të thotë janë shumë çështje që duhet të sqarohen për këtë arsye edhe jam pajtuar që njerëzit tanë të zhvillojnë dialog dhe të shihet se deri ku mund të ofrohen. Çështje tjera mbete të shihen të cilat herdo kurdo do të sqarohet”, theksoi ai.

Në këtë intervistë, kryeministri Mustafa ka folur edhe për kërkesën e kandidatit të koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, që të jetë një qeveri me gjithëpërfshirëse, e po ashtu edhe për votën e vajzës së ish presidenit Ibrahim Rugova, Teuta Rugovës pro koalicionit PAN.

Kreu i LDK-së e ka quajur të parealizueshme iden e Haradinajt, derisa nga Teuta Rugova ka kërkuar ta respektojë partinë me të cilën ajo mori votat që të bëhet deputete.

“Po sa i përket Haradinajt ai ka të drejt të kërkoj. Unë nuk shoh mundësi të një qeverie gjithëpërfshirëse sepse ajo kërkon një konsensus prapë gjithëpërfshirës të gjitha subjekeve politike në Kosovë. Ndërsa, unë konsideroj se zonjusha Rugova duhet ta resektoj votën dhe partinë të e cila ka marrë votën, por ne nuk mund ta detyrojmë asnjë deputet që të mos votoj ashtu si donë vet, sepse Kushtetuta dhe ligji ia lejon çdo njërit që të votoj në përgjegjësinë e vet”, u shpreh Mustafa.

Në seancën e parë konstituive të thirrur nga presidenti, Teuta Rugova kishte votuar pro shtyrjes së seancës, derisa tashmë është konfirmuar se ajo do të votojë pro për kandidatin për kryetar Kuvendi dhe për Qeverinë e koalicionit PA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme