Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i LDK-së, ka thënë se partia që drejton nuk dëshiron të shkohet në zgjedhje gjatë muajit qershor.
Ai ka shtuar se LDK-ja nuk është e interesuar që t’i ftojnë qytetarët në fushatë dhe në zgjedhje gjatë muajit të Ramazanit, pasi që dihet se numri i myslimanëve që agjërojnë është i madh.
Në asnjë mënyrë që në qershor vendi të shkojë në zgjedhje, pret respektim të marrëveshjes nga ana e PDK-së.
“Nuk pajtohemi që zgjedhjet të mbahen në qershor, dhe në Ramazan pasi kemi myslimanë që agjërojnë dhe nuk mund ti thërrasim në fushatë dhe ejani agjërueshëm të votoni pasi s’mund ta bëjmë këtë. Nuk pajtohemi që kjo të ndodhë tani, por që të ulemi dhe të merremi vesh”, tha Isa Mustafa për transmetuesin publik.
Ai gjithashtu foli edhe për përkrahjen e mundshme të PDK-së ndaj mocionit, ku tha se ndoshta kjo parti ka tjera synime, dhe dëshiron të realizojë qëllimet e veta politike.
“Dhe kjo qeveri nuk është vetëm e LDK-së por edhe e PDK-së dhe nuk shoh asnjë arsye logjike që PDK-ja ta përkrah mocionin që do ta akuzonte ministrat si të dështuar ose si ministra ndaj të cilëve shprehet mosbesimi. PDK mund të ketë ndonjë qëndrim tjetër ndaj LDK-së sepse edhe pse jemi partner jemi parti që kemi synuar të realizojmë qëlimet e veta. Nëse PDK është ngutur me këtë koalicion dhe mendojnë se duhet të shkohet në zgjedhje mund të bëj veprime të njëanshme”, shtoi kryetari i LDK-së.
Ai foli edhe për takimin me ambasadorin Delawie, ku tha se ky i fundit i njoftoi deputetët se Amerika është e bindur që shenjëzimi i kufirit është në rregull.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...