Google ADS

Isa Mustafa thotë se nuk është morale nisja e mocionit nga VV’ja, kritikon ndërkombëtarët

21:49 | 12 Gusht 2020
Arbresh.info

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk beson që VV do arrijë të i mbledhë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Ai ka kritikuar edhe ndërkombëtarët të cilët i dërguan demarsh në kohën kur LDK rrëzoi Qeverinë Kurti.

Ai thotë se nisja e mocionit në këtë kohë nuk është e moralshme.

“Nuk është morale. Na kanë etiketuar neve pasi na rrëzuan në kohë pandemie. Nëse është ashtu, tani jemi në kohë më të rëndë. Ne edhe pas rrëzimit të qeverisë i lamë ministrat të bëjnë punën e tyre”, ka thënë ai.

“Po çuditem edhe ndaj ndërkombëtarëve. Neve na dërguan demarshe, ndërsa tani nuk po i shoh që të reagojnë. Nëse i bëjnë nënshkrimet do të na rrëzojnë, është e drejtë e tyre. Por nuk besoj se do e bëjnë. Pasi nuk kanë lënë vend për përkrahje nga asnjë parti“, përfundoi Mustafa në RTK.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme