Partia më e madhe në Prishtinë, LDK, ende nuk e ka përcaktuar kandidatin për Kryetar.
Edhe pse janë përmendur disa emra ende asnjëri prej tyre s’e ka marrë mbështetjen e Kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa.
Ismet Beqirin mund ta shohim edhe si kandidat të pavarur për Kryetar të Prishtinës nëse LDK vendos të mos e kandidojë në zgjedhjet lokale në kryeqytet.
Pos emrit të ish-Kryetarit Beqiri janë përmendur edhe disa ministra aktualë që mund të jenë në garën për Prishtinën.
Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk është konfirmuar prej zyrtarëve të LDK’së.
“Arban Abrashi dhe Avdullah Hoti mbeten emrat potencial për të garuar në Prishtinë”, ka thënë një zyrtar i LDK’së.
Sidoqoftë, në Prishtinë, deri më tash dihet se Shpend Ahmeti do të rikandidojë për të udhëhequr edhe për një mandat Prishtinën.
Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE
Zhduket një gura në Ferizaj
Atentat në Shkodër, 33-vjeçari ekzekutohet brenda makinës së...
City siguron shërbimet e sulmuesit sensacion, ka shënuar 18 ...
Clinton, Soros dhe Bono në mesin e të nderuarve me Medalje t...
“Isha kallë”, Driloni ia përmend Sarës një rast se kur do ta...