Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk i komenton deklaratat e Vjosa Osmanit për të. Thotë se ato i lë të mbesin në edukatën e Osmanit.
Dje kryeparlamentarja Osmani e ka quajtur Mustafën “shërbëtor të bandave, mashtrues dhe humbës të shumëfishtë”, e nxitur nga një deklaratë e Mustafës, që e fajësoi kandidaten për kryeministre për humbjen e zgjedhjeve.
Mustafa sot thotë se nuk i pëlqen të komentojë akuzat dhe ato që u konsideruan fyerje të Osmanit ndaj tij.
“Më vjen keq, por më duket e ulët të komentoj një gjuhë të tillë. Le të mbetet çështje e edukatës së saj”, ka deklaruar Mustafa për express.
Mustafa ka pyetur Osmanin se kë po e përfaqëson tani si kryeparlamentare, pas rënies së koalicionit të LDK-së me VV-në.
“Në vend të kësaj, Vjosa duhet ta qartësojë se kënd e përfaqëson si kryetare e Kuvendit, pas rënies së koalicionit LDK-VV. Çfarë legjitimiteti ka?”, ka thënë Mustafa.
Përplasja në mes të Mustafës dhe Osmanit erdhi pas një interviste të kreut të LDK-së dhënë për Express.
“LDK-ja e ka kandiduar znj. Osmani për kryeministre në zgjedhjet e kaluara. Për kryeministre të LDK-së, jo të Vetëvendosjes, sepse VV-ja e ka pasur kandidatin e saj. Kur kemi hyrë në fushatë, LDK-ja, në bazë të matjeve të opinionit, ka qenë 6 për qind para VV-së. Kemi përfunduar pas VV-së, sepse fushata është zhvilluar duke e kopjuar VV-në. Qytetarët përkrahën origjinalin e kësaj politike, Albinin, jo kopjen, Vjosën. Qytetarët nuk votuan që LDK-ja të bëhet Vetëvendosje”, ka thënë Mustafa./Arbresh.info/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite