Isa Mustafa: Qeveria të japë dorëheqje, mos të presin mocionin e Opozitës

17:20 | 29 Tetor 2018
Arbresh.info

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka shtuar së duhet të gjithë të punojnë në zhvillim ekonomik, në mirëqenie sociale dhe në politika të ndryshme.

“Ne me Serbinë mund të ballafaqohemi në çdo rasë por jo ta vëmë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës. Ne mendojmë se janë pjek kushtet që Qeveria të japë dorëheqjet dhe të shpërndahet parlamenti pasi që është jo funksional. Një Qeveri që vetëm e harxhon buxhetin është më mirë që mos ta presin mocionin nga Opozita por në të mirë të qytetarëve të japë dorëheqje. Kemi tema jetike siç është krimi e korrupsioni , shëndetësia, papunësia dhe arsimi janë tema që duhet të shkojnë përpara”, ka shtuar ai.
Tutje ai ka shtuar se nuk do të bëhen pjesë e as një ekipi.

” Ne jemi takuar më ndërkombëtarët dhe jemi pajtuar që të japim kontribut në disa raste por s’mund të bëhemi pjesë e humbësve sepse ata që sot janë në Qeveri kanë pakicë”, ka theksuar ai.
I pari i LDK ka thënë se nuk kanë hequr dorë nga mocioni por, janë duke kërkuar që t’i sigurojnë 61 vota për këtë çështje.

” Ne jemi duke punuar dhe po bisedojmë me VV dhe PSD dhe po mundohemi t’ i sigurojmë disa vota të partive nga pozita”, shtoi ai./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/997214757130219/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme