Isa Mustafa priti në Prapashticë Edi Ramën, tregon çka u bisedua

12:43 | 30 Qershor 2020
Arbresh.info

Ishte paralajmëruar fillimisht së takimi Isa Mustafa – Edi Rama do të bëhej në selinë e LDK-së në Prishtinë.

Por, nuk ndodhi kjo, shkruan portali arbresh.info.

Kjo pasi që kreu u partisë në pushtet, Mustafa ndodhet në vendlindjen e tij, Prapashticë.

E kryeministri shqiptar Rama, për ta nderuar shkoi në vilën e tij në këtë fshat të bukur të Prishtinës për të vizituar.

Mustafa thotë se me Ramën u bisedua për shumë tema aktuale, pa specifikuar për ndonjë.

“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time. IM”, thuhet në njoftimin e kreut të LDK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme