Isa Mustafa përkujton Enver Zymberin: Ndihemi krenar për heroizmin e tij

15:09 | 26 Korrik 2020
L G

I pari i  Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa ka përkujtuar nëntë vjetorin e rënies së Heroit Kombëtar, Enver Zymberi.

Mustafa ka thënë se Zymberi ra heroikisht në krye të detyrës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Sot, janë bërë 9 vite nga vrasja e një prej policëve më të mirë të Kosovës, Enver Zymberi i cili ra në një operacion policor për të vënë nën kontroll pikat doganore dhe ato të kufirit në pjesën veriore të Kosovës.  Në emër të LDK-së dhe të gjitha strukturave tona shprehim nderimet më të larta për Heroin e Kosovës, Enver Zymberi”, ka thënë Mustafa.

Kreu i LDK-së, ka thënë se njehet krenar për heroizmin e Zymberit.

“Ndihemi krenar për heroizmin e tij por njëkohësisht kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ato vajza dhe ata djem që dhanë shembull të sakrificës së jashtëzakonshme për shtet ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës”, ka thënë kreu i LDK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme