Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot veprimtarin e shquar, kryetarin e parë të Degës së LDK-së në Istog, Shaban Manaj, në 18 vjetorin e vrasjes së tij.
Në përvjetorin e Shaban Manajt, kryetari Mustafa veçon kontributin e tij që dha për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.
“Shaban Manaj ishte intelektual, veprimtar i devotshëm i cili në kohën më të vështirë për shtetin tonë punoi shumë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Manaj ishte personalitet i veçantë i cili dha shumë për vendin tonë.
Do të u jemi përherë mirënjohës burrave si Manaj e shumë të tjerë që në kohërat më të vështira, nuk u dorëzuan asnjëherë dhe punuan për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë”, shkruan kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa.
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...