Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se nuk është koordinuar me presidentin Hashim Thaçi për propozimin e Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Sipas tij Gjendja e Jashtëzakonshme nuk ia merr kompetencat kryeministri, por vetëm i forcon ato të presidentit.
“Unë do të isha i lumtur nëse presidenti do t’i vlerësonte statuset e mija dha pastaj në bazë të statusit ai të thërriste Këshillim e Sigurimit apo të merrte qëndrim shtetëror. Në asnjë rast nuk ka pasur as komunikim, as takim me presidentin para se ta lëshoj statusin tim lidhur me Gjendjen e Jashtëzakonshme. Statusi im më pak i kushtohet Gjendjes së Jashtëzakonshme e me shumë i kushtohet bashkëpunimit të institucioneve më të larta të vendit”.
Mustafa në Rubikon tha se Gjendja e Jashtëzakonshme nuk i kalon kompetencat e Qeverisë te presidenti.
“Gjendja e Jashtëzakonshme në asnjë rast nuk ia heq qeverisë kompetencat e as kryeministrit, por e bën Këshillin për çështjet e sigurisë me disa kompetenca ekzekutive të cilat nuk janë kompetenca të ministrive dhe të Qeverisë, por është frikë e kotë e cila është ndërtuar”.
“Pasi e kam bërë statusin në Facebook më ka thirrë presidenti dhe më ka thënë: Përse po kërkoni Gjendje të Jashtëzakonshme dhe po na kritikoni që ne s’po koordinohemi? Unë i thashë se nuk duhet ta kuptoni këtë se unë në emër të LDK-së po i kritikoj institucionet, por po kërkoj angazhim që të bashkëpunohet në këtë periudhë”.
Mustafa tha se thirrjet e presidentit për mosrespektimin e vendimin të Qeverisë për ndalim-qarkullimin i sheh si thirrje për respektim të Kushtetutës dhe institucioneve dhe jo për padëgjueshmëri.
“Unë kam thënë se Qeveria nëse ka një vlerësim që duhet të kufizohet qarkullimi i njerëzve, atë ta bëjë përmes Kuvendit të Kosovës dhe t’i drejtohet atij për konfirmimin e një vendimi të tillë. Unë nuk e kam parë si një thirrje të tillë (për padëgjueshmëri) më shumë e kam parë si thirrje që të respektohen institucionet dhe të respektohet Kushtetuta”, njofton Klan Kosova.
“Unë mesa e kam vërejtur atë natë kanë qenë disa vendime të shpejta dhe të pakontrolluara të Qeverisë dhe të kryeministrit dhe të gjithë të tjerëve që kanë reaguar sepse është mjaft problematike nëse i lejohet Qeverisë që të përcaktojë rregulla të sjelljes së qytetarëve përmes së cilave respektohen liritë dhe të drejtat e tyre. Kjo nuk është kompetencë e Qeverisë, ndryshe do të futeshim në një proces në të cilin një organ uzurpon kompetencat e organit tjetër” .
“Asnjë fuqi nuk e merr presidenti aty. Është vetëm problem i rivalitetit mes kryeministrit dhe presidentit dhe njerëzve të kryeministrit dhe presidentit se kush po e bën shefin e vet më të madh se shefin tjetër. Përndryshe, Kushtetuta është e qartë. Presidenti nuk e merr asnjë kompetencë të Qeverisë në masa të jashtëzakonshme, i merr kompetencat më të forta në FSK, pastaj e drejton Këshillin për Siguri, por Qeveria vazhdon t’i bëjë punët e veta”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...