Google ADS

Isa Mustafa nuk tregon nëse do të rikandidoj për kryetar të LDK-së

16:42 | 20 Mars 2019
Arbresh.info

Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit të kryesisë së LDK-së me kryetar të degëve ka mbajtur një konferencë për medie

Mustafa ka thënë se zgjedhjet brenda LDK-së do të mbahen në dy faza, shkruan arbresh.info.

“Ne kemi filluar me procesin zgjedhor, në nëntor të vitit të kaluar kemi aprovuar platformën zgjedhore e cila nuk ka të bëj vetëm me zgjedhjet brenda subjektit politik por edhe për zgjedhjet e përgjithshme. Në kryesinë e LDK-së ne kemi aprovuar agjendën e zgjedhjeve dhe jemi marrë vesh që në fazën e parë të fillojmë më 22 degë nga 32 sa i kemi në LDK ndërsa në fazën e dytë të vazhdojmë edhe me 16 dega brenda Kosovës dhe degët në diasporë ku kemi degë të organizuar në Zvicër, Gjermani, Suedi, Norvegji dhe shtetet e Beneluksit”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se objektivi i këtyre zgjedhjeve është forcimi i LDK-së.

“Objektiva e këtyre zgjedhjeve është që të forcohet LDK dhe t’i jepet mundësi për pjesëmarrje të gjithë atyre që e vlerësojnë programin e LDK-së. Zgjedhjet do të fillojnë në nëndegë në këtë fazë dhe ajo çfarë do të bëhet është zgjedhja e organeve, kryesisë së nëndegëve e kryetarëve të degëve të LDK-së”, ka shtuar ai.

Mustafa ka thënë gjithashtu se do të fokusohen ne zgjedhjen e  preokupimeve të  qytetarëve.

“Ne edhe gjatë zgjedhjeve do të mundohemi të përqendrohemi në qeshjet që e prekin çdo qytetarë të Kosovës, zhvillimin e ekonomik dhe të gjejmë zgjidhje të njerëzve që mund të sfidohen me këto probleme të zhvillimit dhe papunësisë, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, anësimin tonë në BE dhe të agjendës sonë evropiane”, ka thënë ai.

I pari i LDK-së nuk ka dashur të flas rreth kandidatëve për kryetar të LDK-së.

“Në këtë fazë ne jemi të përfaqësuar në zgjedhje në nëndegë dhe degë kur ra kemi Kuvendin e  LDK-së gati ne atëherë do të bisedojmë edhe lidhur me kryetarin e LDK-së. Do t’i japim mundësinë çdokujt që e sheh të gatshëm vetëm, të mbaj unitetin në LDK, të mbaj frymën rugoviane ta sfidoj vetëm por tani nuk po merremi me këtë çështje”, ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur nëse do të do të rikandidoj për kryetar të LDK-së, Mustafa është përgjigjur “kur të mbërrimë të ura”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme