Google ADS

Isa Mustafa nesër në Interpelancë

15:00 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës nesër pritet të mbajë seancën e radhës.

Në këtë seancë do të ketë disa pika të rendit të ditës, ndër të cilat edhe Interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa sipas kërkesës së Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit, shkruan arbresh.info.

Në këtë seancë po ashtu është paraparë të ketë Interpelancë edhe për ministrin Blerand Stavileci sipas kërkesës së deputetit të VV-së, Visar Ymeri.

Ja agjenda e plotë:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,
  4. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,
  5. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  6. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme