Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë ka hapur fushatën zgjedhore, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, ku do të garojë me Nexhmi Rudarin.
Në tubimin e hapjes së fushatës ishin të pranishëm drejtues të Lidhjes Demokratik të Kosovës, kryetari Isa Mustafa, nënkryetarët e partisë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe ministra e deputetë të LDK-së.
Kryetari i degës së LDK-së dhe kryetari i deritashëm i Podujevës, Agim Veliu, tha se më 15 mars Lidhja Demokratike e Kosovës, me kandidatin e saj Nexhmi Rudari, nuk do të dalë ta mbrojë fitoren e nëntorit të vitit 2017.
“Lidhja Demokratike nuk di të mbrohet, Lidhja jonë di vetëm të fitojë. Prandaj edhe kësaj radhe do të dalim fitues, për të 16-ën herë me radhë. Do të fitojmë, sepse ata që po na sulmojnë dhe me tërë kapacitetin që kanë u aktivizuan për ta marrë pushtetin, nuk ofrojnë alternativa e programe qeverisëse”, tha kryetari Veliu.
Më tej kryetari Veliu tha se në garën për pushtet, njëra nga partitë oponente zgjodhi një strategji edhe më fatale për veten.
“Duke u nisur nga maksima: kalaja pushtohet nga brenda, njëri nga oponentët tanë joshi e përvetësoi individë, që u bënë dikushi derisa ishin brenda LDK-së, për të provuar ta rrënojnë kalanë tonë nga jashtë. Dhe, jo vetëm kaq. Ata, që deri dje ishin në djepin djathtist të LDK-së, duke menduar se u rritën, shkuan në folenë e një subjekti tjetër, ideologjikisht krejtësisht majtist dhe prej aty përpiqen të baltosin e pështyjnë në sofrën ku u ushqyen. Që ironia të jetë më e madhe, nga foleja e kuqe e majtizmit, ata edhe thirren në rugovizëm. Sa absurde, po aq tragjikomike”, tha Veliu.
Kandidati për kryetar të Komunës, Nexhmi Rudari, tha se Lidhja Demokratike nuk thirret në kauza të rreme e nuk bën premtime të mëdha, por bën punë të mëdha.
“LDK realizon projekte të prekshme për Llapin dhe për qytetarin e saj. E, projektet e nisura me programin fitues të kryetarit Veliu në vitin 2017, më mbetet mua si kryetar i Komunës t’i realizoj deri në fund të këtij mandati qeverisës. Ky është i vetmi zotim që e bëj sot para jush dhe para qytetarëve llapjanë”, tha Rudari.
Nënkryetarja e LDK-së dhe kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, tha se kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari është një rugovist i vërtetë dhe një intelektual që di të udhëheqë.
Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se Agim Veliu po lë prapa vetës në drejtimin e Komunës një njeri të mirë dhe të përgatitur, për të qeverisur me Komunën e Podujevës.
“Nexhmiu do ta ketë përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Kuvendit të Kosovës, por edhe të gjithë qytetarëve. Jam i bindur se më 15 mars do të korrim një fitore të madhe në Podujevë. Bashkë me Nexhmiun, për të qeverisur drejt dhe mirë”, tha Mustafa.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?