Google ADS

Isa Mustafa kthehet në Kosovë

22:57 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është kthyer sot në Kosovë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu.

“Po, Isa Mustafa është kthyer sot në Kosovë”, ka thënë Veliu.

Mustafa është kthyer nga Gjermania ku edhe është trajtuar pas kishte disa probleme me shëndetin.

Kthimin e tij në Kosovë ditëve të fundit e kanë paralajmëruar edhe shumë zyrtarë të Lidhjes Demokratike, por pa e saktësuar ditën kur ai do të vjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme