Google ADS

Isa Mustafa kandidat konsensual për kryetar të LDK-së

16:00 | 1 Gusht 2019
L G

Isa Mustafa ka marr besimin e shumicës së anëtarëve të kryësisë së LDK-së edhe për një mandat të ri në krye të LDK-së.

Burime të  portalit Sinjalit brenda LDK-së, kanë bërë të ditur se shumica e anëtarëve të kryesisë së LDK-së insistojnë që Isa Mustafa të jetë i vetmi kandidat konsensual për këtë pozitë.

Kryetari i LDK-së ende nuk është deklaruar nëse do të pranojë që të vazhdojë lidershipin për mandatin e tretë në krye të kësaj partie.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së e cila ka nisur rreth orës 14:00 po vazhdon ende.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme