Google ADS

Isa Mustafa: Jemi për një qeveri të balancuar, presim takim me VV-në

17:22 | 21 Janar 2020
L G

Pas rreth tri orësh takim me Kryesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kreu i kësaj partie,  Isa Mustafa tha se as sot nuk është marrë ndonjë vendim  përfundimtar nga Kryesia e kësaj partie rreth marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje (VV).

Mustafa tha se LDK është e përkushtuar të punoj në arritjen e një marrëveshje, mirëpo shtoi se

Ju dëgjuat deklaratën e kryesisë, të cilën e dha zëdhënësi i jonë. Ne mbetemi të përkushtuar të punojmë për një marrëveshje. Mirëpo një marrëveshje ,e cila siç u tha në deklaratë respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Kjo marrëveshje duhet të bëhet në harmoni me besimin e dhënë të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar se  është propozim shumë i balancuar dhe mendojmë që VV duhet ta trajtoj në mënyrë të veçantë dhe mbesim të hapur që të ulemi të bisedojmë, por që ajo ulje dhe bisedë e jona të ketë një përfundim sa më të shpejt, mundësisht gjatë kësaj jave, ose të konstatojmë që  nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet”, tha Mustafa.

Ai, shtoi se VV ka vetëm një deputet më shumë se LDK ,  dhe për këtë duhet të bëhet një qeveri me përgjegjësi të balancuar.

“Mendojmë se marrëveshja duhet të qet në pah një qeveri të balancuar dhe përgjegjësi të balancuar ndërmjet dy palëve, në harmoni me atë që qytetarët na kanë dhënë besimin me votën e tyre, neve me 28 deputetë dhe VV-së me 29”, tha Mustafa./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme