Google ADS

Isa Mustafa ia përmendi Vjosa Osmanit edhe paratë që i mori nga partia

12:28 | 9 Qershor 2020
Arbresh Info

Në statusin e fundit të tij, Isa Mustafa ka folur për mbledhjen që e ka mbajtur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) gjatë mbrëmjes së kalaur me kryetarët e degëve. Dhe, tema kryesore e këtij takimi del të ketë qenë Vjosa Osmani.

Por, në një pjesë të statusit të tij, Mustafa nuk ngurron që t’i përmend Osmanit edhe mbështetjen maksimale logjistike dhe financiare që ka marrë nga kjo parti.

“Në takim u theksua se natyrshëm është pritur që të gjithë deputetët e LDK-së të përkrahin qeverinë që drejtohet nga LDK-ja, duke pasur parasysh Statutin e LDK-së , përkrahjen që atyre iu është dhënë nga të gjitha degët në fushatë, mbështetjen maksimale logjistike dhe financiare nga qendra përkatësisht besimin që e kanë marrë nga votuesit si kandidatë të LDK-së.” – ka shkruar Mustafa.

Kujtojmë që në zgjedhjet e kaluara, LDK-ja kishte investuar tepër shumë në znj.Osmani si kandidate për kryeministre, dhe e cila i fitoi rreth 176 mijë vota. Proporcionalisht, brenda partisë, Osmani kishte marrë mbështetje më të madhe se sa që kishte marrë Albin Kurti brenda partisë së tij (Vetëvendosje).

Edhe LDK-ja kishte shpenzuar tepër shumë para gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit, ashtu si PDK-ja, Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Osmani ende nuk është deklaruar për qëndrimin e kryetarit të saj të partisë.

Statusi i plotë: 

Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe veprimtarë të LDK-së
Në takimin e mbrëmshëm, kryetarët e degëve të LDK-së i dhanë përkrahje të parezervë Qeverisë së re të Kosovës dhe Kryeministrit Hoti.
U theksua se Qeveria ka fuqi politike, dije dhe kapacitete të ballafaqohet me të gjitha sfidat aktuale; se Qeveria Hoti ka vizion për të ardhmen.
Ishte një pajtim i përgjithshëm që tani pas zgjedhjes së ministrave të vazhdohet që të sigurohet një përfaqësim cilësor dhe sa më i drejtë nga terreni me zëvendësministra dhe me këshilltarë në digasteret qeveritare.
Në takim u theksua se natyrshëm është pritur që të gjithë deputetët e LDK-së të përkrahin qeverinë që drejtohet nga LDK-ja, duke pasur parasysh Statutin e LDK-së , përkrahjen që atyre iu është dhënë nga të gjitha degët në fushatë, mbështetjen maksimale logjistike dhe financiare nga qendra përkatësisht besimin që e kanë marrë nga votuesit si kandidatë të LDK-së.
Ishte konstatim i përgjithshë se në LDK kultivohet maksimalisht shprehja e mendimit të lirë, kultivohet beteja e individëve që qëndrimet dhe mendimet e tyre të marrin përkrahjen e shumicës, por se vendimet e shumicës duhet të respektohen si rregull elementare demokratike brenda LDK-së; se fundamenti rugovist i LDK-së, që konsiston në unitet dhe solidarizim të brendshëm, nuk mund të zëvendësohen dhe arsyetohet me protagonizëm individual, ego dhe sjellje populliste. IM

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme