Google ADS

Isa Mustafa i përjashtoi nga Kryesia, Armend Zemaj, Arben Gashi e Driton Selmanaj

19:27 | 25 Gusht 2019
Arbresh.info

Isa Mustafa ka lënë jashtë Kryesisë së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës tre emra që përfaqësonin gjeneratën e re brenda saj, ndërkohë që këtë nuk e ka bërë me shumicën e anëtarëve që i takojnë gjeneratës së vjetër.

Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Driton Selmanaj nuk e kanë gjetur veten në listën që Isa Mustafa e ka bërë për Kryesinë e LDK-së, edhe pse atë e ka zgjeruar me 10 anëtarë më shumë sesa ajo e kaluara.

Burime të Periskopit thonë se të tre këta, që në zgjedhjet e kaluara fituan vota të konsiderueshme për t’u zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë pezmatuar pas përjashtimit që ua bëri Mustafa.

Ata, siç pohohet, po e shohin këtë si një padrejtësi të madhe që u është bërë dhe nuk janë duke e pranuar lehtë.

Kryesia e re e LDK-së ka 33 anëtarë dhe ka këtë përbërje: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim kryeziu, Doruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme