Isa Mustafa: Ende nuk ka asnjë kandidat për kryetar të LDK-së

16:47 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se zgjedhjet brenda partisë synojnë forcimin e saj.

Mustafa përmes një postimi në facebook ka shkruar se fokusi i LDK-së është zgjerimi i saj, shkruan arbresh.info.

“ Zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimin e mëtejmë të kësaj Lidhjeje, që gëzon besimin më të madh në Kosovë.  Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshmë dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK. Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të sukseshme në nëndegë dhe në degë”, ka shkruar ai.

I pari i LDK-së, ka shtuar se ende nuk ka asnjë kandidat për kryetar të partisë.

“Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për Kyetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së. Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit.  Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme