Google ADS

Isa Mustafa ende beson se LDK mund të dalë e para deri në certifikim

23:00 | 22 Nëntor 2019
Arbresh.info

Fakti që ende po vazhdon rinumërimi, duket se i pari i LDK-së po shpreson që partia e tij do të dalë e para.

Kështu të paktën dukej në konferencën pas takimit me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, shkruan arbresh.info.

“Ne kishim një takim ku vlerësuam se kemi arritur qëndrimet dhe për harmonizim të programit.  Ne u dakorduam që pas certifikimit të rezultateve të takohemi e të arrijmë marrëveshjen përfundimtare. Nuk kemi biseduar sot për postin e Presidentit ndërsa me Listën Serbe do të takohet ai që do të dalë i pari si parti”, u shpreh Mustafa.

Kryetari i LDK’së u takua për rreth një orë me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku u dakordua që të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme