Google ADS

Isa Mustafa e takon ambasadorin O’Conell, flasin për dialogun

18:43 | 2 Nëntor 2018
M. A.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka takuar sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell.

Mustafa ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi kanë biseduar për situatën aktuale në vendin tonë. Sipas tij, në veçanti për nevojën e çuarjes përpara të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Po ashtu i pari i LDK-së ka thënë se është diskutuar edhe për rolind e LDK-së në çështjen e dialogut.

 

Postimi i plotë i Mustafes:

Të nderuar miq,

Sot takova Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Ruairi O’Connell. Biseduam për situatën aktuale në vendin tonë, në veçanti për nevojën e çuarjes përpara të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rolin e LDK-së. Ambasadorit O’Conelli iu falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar si dhe për qëndrimet parimore ndaj procesit të dialogut. Në takim mori pjesë edhe z. Bajram Gecaj. IM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme