Isa Mustafa e Fatmir Limaj të parët në Kuvend, liderët kanë takim me Borrelin

12:45 | 30 Janar 2020
arbresh.info

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe lideri i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të parët kanë arritur në zyrat e Kuvendit të Kosovës.

Bashkë me liderët e tjerë të partive, ata do të takohen me takim përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles, raporton arbresh.info.

Por, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka refuzuar të jetë pjesë e këtij takimi.

Aktualisht Borrel është në takim me presidentin Hashim Thaçi.

Borrel gjatë ditës do të qëndrojë në Obiliq dhe Prizren./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme