Isa Mustafa doli i buzëqeshur nga mbledhja e kryesisë së LDK-së (FOTO)

12:21 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka dalë sot i buzëqeshur pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Mbledhja urgjente e LDK-së u mbajt pak minuta pasi u shty mbledhja e Qeverisë e në të cilën pikë e rendit të ditës ishte procedimi në Kuvend i demarkacionit me Malin e Zi, shkruan arbresh.info.

Arban Arbashi nga LDK ka thënë pas mbledhjes së partisë së demarkacioni procedohet në Kuvend pas seancës për mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas tij, kjo është marrëveshja që është arritur sot pas takimit të përbashkët që kanë pasur partnerët e koalicionit me ambasadorin e ShBA-ve, Greg Delawie.

Abrashi ka thënë se demarkacioni do të kaloj dhe se mocioni i opozitës nuk do të votohet./Arbresh.info.

18379638_1493487650663846_777286102_o

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme