Google ADS

Isa Mustafa bëhet prapë gjysh

22:18 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Janë publikuar fotografi të reja të Isa Mustafës, i cili ende vazhdon të jetë i shkëputur nga angazhimet e përditshme politike, pas kthimit nga Gjermania, ku qëndroi disa muaj për trajtim mjekësor.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë ditës së sotme është bërë gjysh përsëri.

Edita, nusja e djalit të Mustafës, Besnikut, ka sjellë në jetë një djalë, të cilin çifti e ka quajtur Alp.

Besnik Mustafa ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook.

Isa Mustafa shfaqet i buzëqeshur në këto foto, i rrethuar nga i biri, dhe nga nipat e mbesat e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme