Isa kundër Albinit: Vetëm 2/3 e deputetëve kufizojnë lirinë e lëvizjes

00:13 | 24 Mars 2020
Trina Galanxhi

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa i ka dalë kundër Albin Kurtit, për kufizimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve.

Ai ka shrkuar se “vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria”.

Sipas tij, qeveria ta rishqyrtoj vendimin e saj dhe t’i drejtohet Kuvendit.

Reagimi i plotë:

Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria.

Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana.

Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar ti drejtohet Kuvendit. IM

Ndryshe, vendimin e kryeministrit Kurti më herët e kundërshtoi edhe presidenti Thaçi, i cili ka ftuar qytetarët mos ta respektojnë një vendim të tillë.

 

Të ngjashme