Pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari Isa Mustafa ka folur para mediave.
Ai tha meqë marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje nuk u bë, LDK nuk do të jetë pengesë dhe do të votojnë propozimet e tyre për kryetar Kuvendi, raporton portali arbresh.info.
Tutje Mustafa tha se në mënyrë unanime në Kryesi janë dakorduar që edhe pa marrëveshje ta votojnë qeverinë e Kurtit.
“Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK si pengesë atëherë unë po deklaroj sot se LDK është e gatshme që të heq dorë nga të gjitha pozitat dhe përgjegjësitë institucionale, duke ia lënë këto LVV pra LDK shpreh gatishmërinë që të votojë me çdo kusht 28 deputetë, shprehim gatishmërinë që të votojmë kryetarin e kuvendit, pa LDK-në, nëse ata nuk janë të gatshëm, ne jemi shumë të interesuar që çështja e qeverisë dhe çështja e institucioneve të zgjidhet”, ka thënë ai.
Me këtë kreu i LDK-së ka bërë të ditur se do të jenë në opozitë./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç