Google ADS

Irlanda vazhdon përkrahjen ndaj Kosovës

15:31 | 30 Maj 2017
M. A.

Zëvendësministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Anila Statovci-Demaj priti në takim ambasadorin Irlandez jo rezident, Pat Kelly.

Statovci-Demaj e falënderoi atë për mbështetjen që Irlanda i ka ofruar Kosovës gjatë këtyre viteve dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim bilateral do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, ambasadori Kelly konfirmoi gatishmërinë e Qeverisë irlandeze për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se përkundër sfidave të brendshme me të cilat po ballafaqohet Bashkimi Evropian, perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet e palëkundur, gjë e cila është konfirmuar nga të gjithë liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme