Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, një javë përpara kremtimit të Pashkës ortodokse është shprehur se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke luftuar heroikisht për serbët dhe shtetin tonë në Kosovë e Metohi” dhe se qëndrimi i tij dhe lufta tregojnë se ai e di mirë çfarë është duke bërë.
“Unë e kam thënë tashmë, por përsëri dua ta theksoj. Presidenti Vuçiq po lufton si luan dhe në mënyrë heroike për popullin tonë e për shtetin tonë në Kosovë. Unë e përgëzoj për këtë. Të jesh në vendin e tij sot, askush prej nesh nuk mund ta imagjinojë sesa e vështirë është, por sjellja dhe lufta e tij tregojnë se ai e di se çfarë është duke bërë. Ne lutemi që Perëndia ta ndihmojë dhe t’i japë forcë të vazhdojë në këtë betejë të vështirë, por të drejtë”, citon TCH Irinejin.
Patriarku Irinej e ka bërë të shtunën këtë deklaratë, në ambientet e Patriarkanës ku po kremtohej festa e krishterë “E shtuna e Lazarit”.
Kohë më parë, Patriarku serb Irinej ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është unike lidhur me dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi, për Kosovën.
Abdixhiku sot prezanton programin e LDK-së për shëndetësi në...
Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shu...
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...
Përleshje midis policisë serbe dhe opozitës në Novi Sad rret...