Patriarku Irinej në një intervistë televizive ka folur rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit gjatë ditës së djeshme para zyrës së tij.
Sipas tij, ai nuk donte ta linte Serbinë.
Ai tha se Ivanoviq ishte njohës i jashtëzakonshëm i situatave në vend, përkatësisht problemet që kishte Serbia me Kosovën prej kohësh.
“Shumë persona u detyruan të largohen nga Serbia. Ivanoviq pati presione të shumta dhe u ekspozua shumë rreziqeve, megjithatë ai asnjëherë nuk u dorëzua, ndonëse kjo kushtoi atij me jetë”, tha Irinej.
“Irinej tha se serbët duhet t’i jenë mirënjohës Ivanoviqit si shembulli më i ndritshëm i popullit serbë. Ai ka kontribuar shumë për qytetarët, shtetin dhe kishën serbe. Ne u kemi dërguar ngushëllime gjithë miqve, familjarëve dhe njerëzve tanë që jetojnë në Kosovë, me shpresën që do të jetojnë në paqe me kombet tjera”, u shpreh Irinej.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë