Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjatë kontrolleve në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, ka sekuestruar 13,661.00 Litër (trembëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një litër) dizel, të cilat janë hasur në treg të brendshëm pa i plotësuar vlerat e caktuara të cilësisë.
Në bazë të raporteve të testimit të mostrave të marra ka rezultuar që produkti Dizel është në kundërshtim me vlerat e caktuara të U.A. 01/2017 për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht IQMT garanton konsumatorët dhe bizneset e përgjegjshme se nuk do të lejohen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, të qarkullojnë produkte që nuk i plotësojnë kërkesat ligjore, e gjithë kjo në interes të mbrojtjes së konsumatorit, vendosjes së produkteve cilësore në treg si dhe mbrojtjes së konkurrencës së drejtë në treg./Arbresh.info/
Shqiptari arrestohet në Austri, kapet me 12 kilogramë kokain...
Reuters e interviston Përparim Ramën: Prishtina po cilësohet...
“Loja e portokallit”, ja kush ishin banorët që e fituan!
Produktet natyrale kundër lodhjes mendore dhe fizike
Moment historik për Threads – platforma numëron 300 milionë ...
Ukraina zbulon 12 agjentë që spiunonin për Rusinë