Si pjesë e nismës “Ne qëndrojmë me fëmijët”, IPKO ka përmbyllur ciklin e parë të mbështetjes për organizatat që merren me fëmijët me nevoja të veçanta, në përpjekjet e saj të vazhdueshme për të krijuar një mjedis sa më të mirë për fëmijët e vendit tonë.
Ky donacion është shpërndarë në 10 qendra, ndërsa ështësynuar lehtësimi i procesit tëmësim-nxënies midis fëmijëve me nevoja tëveçanta.
Pesë Qendra Burimore dhe pesë organizata janë në mesin e atyre që kanë përfituar, si: Qendra Burimore për fëmijët me dëmtime intelektuale “Përparimi” në Prishtinë, “LefNosi” në Prizren, “Nënë Tereza” në Mitrovicë, Qendra Burimore për fëmijët me dëmtime në të parë “Xheladin Deda” në Pejë, Shkolla Speciale për fëmijët me dëmtime të shumëfishta “Shpresa” në Shtime, Organizata “PEMA” në Ferizaj, DownSyndrome Kosova në Prishtinë, “Shoqata AUTIZMI” në Lipjan, Shoqata e të shurdhërve” në Prishtinë dhe organizata HANDIKOS në Suharekë.
“E ardhmja e Kosovës janë fëmijët, prandaj investimi në komunitet, në këtë rast në fëmijë,është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne qëndrojmë me të gjithë fëmijët e Kosovës dhe do të vazhdojmë me projekte tëngjashme edhe në të ardhmen”, thotë Drejtori Ekzekutiv i IPKO Telecommunications L.L.C, Robert Erzin.
Këto organizata janë mbështetur me një shumë prej 10 mijë eurosh. Donacioni është dhënë duke u bazuar në nevojate këtyre qendrave, me ç’ rastjanë pajisur me materiale konkrete/didaktike dhe me mjete të tjera arsimore që lehtësojnë punën me fëmijët me nevoja të veçanta.
IPKO vazhdimisht përkrahë kauza të ndryshme, që ndërlidhen me fëmijët. Përmes projektit “Ne qëndrojmë me fëmijët”, IPKO ka dhuruar 150 mijë euro për mbi 15 Qendra të Mjekësisë Familjare – Njësi Pediatrike në fund të 2017 – fillim të 2018. IPKO ka përkrahur edhe 50 shkolla, kopshte dhe njësi tjera arsimore nëpër zonat rurale përmes projektit “Mësuesit zgjedhin- IPKO përkrahë”.
IPKO është korporatë me përgjegjësi sociale, e cila përveç ndikimit në rritjen e përgjithshme ekonomike, kontribuon drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin e komunitetit.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë