Bardhyl Haxhimustafa, udhëheqësi i Divizionit për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Inspektoratin e Policisë së Kosovës, ka thënë se ata për tre muaj rresht e kanë zhvilluar hetime për rastin e zyrtarit policor nga Gjilani që dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një të miture në Gjilan.
“Hetimi i këtij rasti është zhvilluar në koordinim dhe autorizim nga ana e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ku sot autorizimi është konkretizuar me arrestimin e zyrtarit policor, duke marrë parasysh prezumimin e pafajësisë së të dyshuarit në këtë rast. Por, Inspektorati Policor më saktësisht Departamenti i Hetimeve ka krijuar një dyshim të bazuar lidhur me implikimin në veprën penale të zyrtarit policor”.
“Në këtë rast janë zhvilluar hetime të fshehura me aplikimin e masave te fshehta te hetimit, ku kemi ardhur në prova konkrete në implikimin në këtë rast. Nga ana e IPK-së rreth tre muaj kemi pasë hetime, fillimisht informacione e marra janë verifikuar, më pas kur kemi ardhur tek një dyshim i arsyeshëm se kemi të bëjmë me një vepër penale e cila është sulm seksual, atëherë kemi aplikuar masa të fshehta”, ka thënë Haxhimustafa.
Ai në Edicionin Special ka theksuar se zyrtari policor deri tani është në mbajtje dhe se deri në hetimet e tanishme që kanë zhvilluar ekziston dyshimi që ndaj të miturës dy herë është kryer kjo vepër penale.
“Deri në hetimet e tanishme dyshohet se dy herë ka pasë sulm seksual ndaj të miturës. Tani pritet të ekzaminohet gjendja fizike dhe psikike e të miturës dhe atëherë vijmë në përfundim edhe rezultatet mjeko-ligjore e përcaktojnë një gjë të tillë”.
Haxhimustafa ka deklaruar se zyrtari policor, tashmë i dyshuar është intervistuar nga IPK-ja.
“Zyrtari ka pasë rastin të deklarohet. Gjatë intervistimin e nuk e deklaron motivin se çka e ka shtyrë ta bëjë këtë vepër. Kur ekziston dyshim i bazuar, provat janë konkrete që zyrtari i dyshuar është i inkriminuar në veprën penale sulm seksual”, ka thënë ai.
Në bazë të Kodit Penal të Kosovës dënimi më i lartë në një vepër penale si kjo është 15 vjet.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person