Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, pasi i njëjti dyshohet se nuk ka ndalur një të dyshuar për kontrabandë me narkotikë nga Maqedonia e Veriut.
IPK-ja njofton se polici tashmë i suspenduar, dyshohet se derisa ishte në detyrë në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, nuk ka ndalur e as s’e ka futur në sistem të të dhënave të Policisë një person të dyshimtë, i cili më pas është ndaluar nga Policia maqedonase nën dyshimet për kontrabandë me drogë.
“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor (tashmë i suspenduar) më 03.10.2024 ka qenë duke e kryer detyrën e kontrollimit në kabinën e cila është në dalje të Republikës së Kosovës në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit dhe dyshohet se i njëjti nuk ka ndalur e as ka futur në sistem te të dhënave të PK-së të dhënat një personi të dyshimtë i cili është ndaluar më vonë nga policia në Maqedoninë e Veriut si i dyshuar për kontrabandë me lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin nga IPK-ja.
Tutje, IPK bën me dije se polici dyshohet për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe hetuesit pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti./Arbresh.info/
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...