Google ADS

IPK suspendon dy policë në Pejë: Tentuan ta lirojnë nga qendra e ndalimit një të dyshuar

18:58 | 28 Korrik 2024
R J

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka marrë masa ndaj dy policëve në Pejë, të cilët janë suspenduar pas dyshimeve se kanë tentuar të lirojnë përkohësisht një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Ky person ishte arrestuar nga policia dhe ndodhej në qendrën e ndalimit në stacionin policor.

“Hetuesit e IPK menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarre veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë e Shtetit. Në kuadër të hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për dy zyrtarët policorë  të dyshuar në këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK-ja ka njoftuar se do të vazhdojë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme