Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative) me dyshimin se të njëjtit kanë tejkaluar autorizimet policore gjatë një intervenimi në një lokal në Prizren.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “lidhur me këtë rast që IPK ka qenë duke e hetuar nga IPK, hetuesit kanë pranuar ankesë bazuar në të cilën pretendohet se ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës kurse për rastin e njëjtë sot në media është publikuar një audio- incizim”.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Hetimet në Shqipëri e Kosovë, SPAK: Rama s’është përfshirë n...
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...