IPK rekomandon suspendimin e gjashtë policëve, dyshohet se ushtruan dhunë ndaj një qytetari

18:28 | 20 Janar 2023
E.H

Inspektorati Policor i Kosovës(IPK) njofton se i ka rekomanduar policisë suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë.

Siç thuhet në njoftim kjo ndodh pasi një qytetar është ankuar në IPK për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Ferizaj.

“Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit kur qytetari ishte ndaluar nga policia fillimisht si i dyshuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Tutje, bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në lidhje me rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme