IPK rekomandon suspendimin e dy policëve, dyshohen se tejkaluan autorizimet gjatë përdorimit të forcës

14:03 | 30 Mars 2024
E.K

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë, me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës.

Sipas njoftimit pas një informacioni që ka pranuar dje nga Policia e Kosovës në Suharekë, lidhur me një ankesë nga një qytetar

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e mbrëmjes kur policia kishin reaguar në një incident në Suharekë.

“Pas konsultimeve fillestare me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe duke dalë në vendin e ngjarjes.

Përderisa hetimi është duke vazhduar ndaj dy zyrtarëve policorë, IPK bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës”, thuhet në njoftim.

IPK ka thënë se do të vazhdojë konsultimet me prokurorin përgjegjës dhe pret të ndërmarrë veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme