Google ADS

IPK nis procedura për eprorët e Policisë së Kosovës që u takuan me Vuçiqin

09:30 | 25 Mars 2022
S D

Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar shqyrtimin e çështjes së pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Inspektoratit Policorë të Kosovës, Arber Beka.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar zyrtarisht për këtë çështje dhe se në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me Presidentin e Serbisë”, ka deklaruar Beka.

Kjo deklaratë e IPK-së, rrëzon potezin e Vuçiqit se Kosova do të shkel marrëveshjet dhe të sulmojë serbët e Kosovës.

Vuçiqi doli me një reagim se shkarkimet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës më 25 mars do të bëhen me urdhër të Kurtit, dhe se sipas tij, shefi i ekzekutivit kosovar ka vendosur “që të sulmojë serbët”.

“Albin Kurti e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe sipas vullnetit të tij dhe atyre që e mbrojnë, Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”, tha Vuçiq në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 281-të të mbajtur të enjten, ka marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.

Suspendimi i Stevanoviq vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me presidentin i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë si dhe themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/07/2022/GJTHPR-AD/GJTHPR.nr.12/2022, me ç’rast vendosi për suspendim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, L.S, deri në vendimin e rradhës”, thuhet në njoftim.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), gjatë të mërkurës, kishte reaguar pas raportimeve se Stevanoviq, ka marrë pjesë në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, si autoritet kompetent për të gjithë kryetarët e gjykatave, e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), se është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviç në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq”, thuhej në komunikatën e KGJK-së./arbresh.info/

 

U takua me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme