Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), respektivisht Departamenti i Hetimeve, për dy raste të ndryshme i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës.
Sipas IPK-së, rasti i parë është raportuar të ketë ndodhur në Stacionin Policor të Fushë-Kosovës ku hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një punonjësi të PK-së (staf civil – pa autorizime policore) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare”.
“Bazuar në veprimet fillestare hetimore, dyshohet se stafi civil gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kishte hyrë në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës dhe kishte bërë verifikimin e një personi që dyshohet se kishte kryer dhunë në familje. Rasti për të cilin kishte kërkuar zyrtari nuk kishte ndodhur në territorin ku kompetent ishte stacioni policor i Fushë-Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Hetuesit e IPK-së dyshojnë se ky zyrtar, pas këtij verifikimi, ju kishte dhënë informacion mediave lidhur më të kaluarën kriminale të të dyshuarit për dhunë në familje dhe me këtë veprim dyshohet se ka kryer veprën penale ‘zbulim i fshehtësisë zyrtare’”, thuhet tutje.
Ndërkaq në rastin e dytë, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e dy punonjësve të Policisë së Kosovës (një zyrtari policor dhe një stafit civil të PK-së) të cilët kanë qenë duke shërbyer në Stacionin Policor Lipjan.
Që të dy zyrtarët janë suspenduar me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm” pas një mosmarrëveshje që të njëjtit kishin pasur mes njëri-tjetrit.
Hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtyre dy rasteve./Arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League