Kryeshefi i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të ICITAP-it Amerikan në Kosovë, përfshirë Atasheun e DoJ ICITAP në Ambasadën Amerikane znj. Kimberly Riffe, po marrin pjesë në konferencën vjetore të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme (NIAIA) në Fort Worth, Texas të SHBA-ve.
Delegacioni i IPK-së u mirëprit nga Kryetari i bordit Kapiten Chris Ray dhe zyrtarë tjerë të delegacioneve mbikyres të Agjencive Policore në SHBA. Gjatë punimeve të konferencës po diskutohet për sfidat e mbikëqyrjes policore dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave nga agjencitë homologe.
Konferenca po zhvillohet nga data 28 deri 31 Gusht 2023, ku ndër tjera po diskutohet për metodat e avancuara të hetimit, sfidat e hetimit të zyrtarëve të përfshirë në përdorim të forcës dhe përdorim të armëve, teknika të avancuara të intervistimit duke përfshire zbutjen e traumës gjatë intervistimit, nevojën e përditësimit të bazës ligjore me trendët në zhvillim si dhe përdorimin e rrjeteve sociale dhe burimeve të hapura në hetime nga autoritetet mbikëqyrëse të Policisë.
NIAIA është organizatë në kuadër të së cilës bëjnë pjesë mekanizmat mbikëqyrëse të policive në SHBA. Kosova përmes IPK-së nga viti 2021 është anëtare e barabartë e kësaj organizate si shtet i parë Evropian krahas Agjencive të zbatimit të ligjit në SHBA.
IPK vazhdon të përkrahet fuqishëm nga Departamenti i Shtetit dhe Ambasada Amerikane, ku përmes INL dhe ICITAP-it po kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të IPK-së, duke përfshirë edhe realizimin e pjesëmarrjes së rregullt në punimet e konferencës./Arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok